INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi në luftë: Fëmijët e Assad mësojnë gjuhë të huaja

Vendi në luftë: Fëmijët e Assad mësojnë gjuhë të huaja

Publikuar më: 13:43 23-01-2016

Një postim në Facebook i Asma al-Assad, gruas së Presidentit sirian Bashar al-Assad, ka zbuluar atë që duket si një gjë e rrallë në vendin që po shkretohet prej luftës.

Tre fëmijët e Assad duket se janë përqëndruar në mësimin e gjuhëve të huaja dhe të sporteve që kanë me qejf.

Ja çfarë shkruan në rrjetin social facebook:

“Hafez, 14 vjeç, ka pasion teknologjinë dhe informatikën dhe është bërë i gjatë sa babai i tij. Ai është duke mësuar rusisht,” thuhet në një postim të bërë këtë javë.”

“Zain, 12 vjeçe, është duke mësuar spanjisht. Ajo ka një personalitet të fortë plot siguri e ngrohtësi, si prindërit e saj.”

“Keerem, 11 vjeç, është po aq aktiv sa nëna e tij dhe yll i sporteve. Ai është duke mësuar kinezçe.”

Kështu, pavarësisht kryengritjes së përgjakshme kundër regjimit sirian, fotot e Assad dhe Asma duke bërë një jetë sociale, duke takuar banorë në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, janë postuar rregullisht në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe profilin zyrtar të presidencës në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719