INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi pa drejtësi/Hazizaj, tashmë ta kërkojmë drejtësi në Kryeministri apo bashki [VIDEO]

Vendi pa drejtësi/Hazizaj, tashmë ta kërkojmë drejtësi në Kryeministri apo bashki [VIDEO]

Publikuar më: 15:57 30-07-2018

Sistemi i drejtësisë po shkon drejt zhdukjes. Alarmi është ngritur nga avokati dhe juristi i njohur Sokol Hazizaj në një intervistë për In News. Ndërsa gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë tashmë janë jashtë funksionit, të tjera organe të drejtësisë mund të shkoj drejt kolapsit, pasi procesi i Vettingut po përjashton çdo ditë gjyqtarë. Skenar të errët parashikon edhe për të ardhmen e drejtësisë Sokal Hazizaj. Kupola e drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jashtë funksionit. Por Sokol Hazizaj lajmëron se e keqja ende nuk ka ardhur.
Sokol Hazizaj:
Për shkak të të procesit të Vetingu pjesa më e madhe e konkurrentëve për KLGJ dhe KLP do të bien, e cila më çon në rezultatin që KLP dhe KLGJ pafundësisht nuk do të krijohen. E cila më çon në rezultatin që Buroja dhe Prokuroria Antikorrupsion nuk do të krijohen. E cila më çon në rezultatin se ne nuk do të kemi kurrë Prokuror të Përgjithshëm të mandatuar.
Në këto kushte ku do të kërkojnë drejtësi shqiptarët, kur e gjithë struktura e sistemit të drejtësisë rrezikon të dalë jashtë funksionit.
Sokol Hazizaj:
“Ne do ta kërkojmë në bashki, në Kryeministri dhe në Ministri”.
Por Sokol Hazizaj i kërkon politikës që të ndërhyjë menjëherë dhe të zgjidhje kolapsin që ka krijuar në sistemin e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434