INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi ynë me një tjetër rekord negativ në lidhje me kreditë e këqija

Vendi ynë me një tjetër rekord negativ në lidhje me kreditë e këqija

Publikuar më: 10:23 17-06-2019

Varfëria sërish po ndikon dhe tek mospagimi në kohë i kredive. Huatë që nuk kthehen në banka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit. Ky ështe dhe niveli më negativ që prej vitit 2010.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme u rrit me 0.08 pikë përqindje në prill, duke arritur në 11.46% të totalit të huasë që është dhënë nga bankat për bizneset apo individët. Në dhjetor, ky tregues kishte zbritur në 11.08%.
Në vlerë absolute, kreditë e marra nga bizneset e individët, që janë më shumë se tre muaj vonesë në kthimin e kësteve ishin 500 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2018, në 2019 në portofolet e bankave janë shtuar edhe 30 milionë euro hua që janë vonuar. Pra janë rritur kreditë e këqija.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rënia e kredive me probleme, krahas përmirësimit të aktivitetit ekonomik, pasqyron edhe angazhimin e bankave në përmbushje të planit të masave për të ulur kreditë me probleme. Pritshmëritë e Bankës ishin që pastrimi i bilanceve të bankave nga kreditë me probleme dhe konsolidimi i sistemit bankar do të ndihmonte në rritjen e qëndrueshme të kredisë në të ardhmen.
Por, në 2019-n, nuk po konstatohet, të paktën në katër muajt e parë të vitit. Ky është sinjal që tregon për vështirësi në aktivitetin e bizneseve, të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe të huave problematike.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828