INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim historik, Franca do të ndalojë implantin e gjoksit, rrezik tumori

Vendim historik, Franca do të ndalojë implantin e gjoksit, rrezik tumori

Publikuar më: 13:02 04-04-2019

Franca do të ndalojë një tip popullor implanti të gjoksit, i cili është lidhur me një formë të rrallë kanceri.

Në një vendim të cilësuar “historik”, Agjencia Kombëtare e Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Francës, “ANSM” i ka njoftuar më 2 prill prodhuesit mbi planet e saj për të ndaluar “prodhimin, shpërndarjen, import-eksportin, promovimin dhe mbajtjen e implanteve me veshje poliuretani”.

Franca ishte në qendër të një skandali të madh në vitin 2010, kur rezultoi se krijuesi i një marke popullore implantesh i kishte mbushur me një xhel silikoni të lirë industrial, i cili ishte më i rrezikshëm për përdorueset sesa silikoni mjekësor.

Agjencia madje ka aktivizuar një numër jeshil për të gjitha gratë që kanë në trupin e tyre impiante të tilla dhe i kanë ftuar të konsultohen me mjekët në raste se kanë probleme.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824