INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim i papritur, ja përse Europa vendos viza për amerikanët

Vendim i papritur, ja përse Europa vendos viza për amerikanët

Publikuar më: 15:34 09-03-2019

Duke nisur nga viti 2021 Bashkimi Europian do të rinisë të vendosë sistemin e vizave për qytetarët amerikan.

Bashkimi Europian njoftoi në faqen e internetit se qytetarët amerikanë do të kenë nevojë për vize për të vizituar Zonën Europiane Shengen sipas Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit të njohur shkurtimisht si ETIAS.

“Evropa kohët e fundit ka vendosur të përmirësojë nivelin e saj të sigurisë për të shmangur probleme të mëtejshme me migracionin e paligjshëm dhe terrorizmin. Kjo do të thotë se nga viti 2021, të gjithë amerikanët që udhëtojnë në një vend evropian të zonës Shengen do të kenë nevojë për vizë” thuhet në njoftim.

Për të aplikuar shtetasit amerikane do të kenë nevojë për një pasaportë të vlefshme, një adresë email dhe një kartë krediti ose debiti, njoftoi zyra e Bashkimit Europian për vizat, ndërsa të miturit, do të kenë nevojë vetëm për pasaportat e tyre normale për të udhëtuar pas hyrjes në fuqi të vizave.

Bashkimi Europian tha se viza do të jetë e vlefshme për tre vjet dhe i lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që është e nevojshme.

Article Logic
Execution time: 0.0041780471801758