INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim i papritur, Ministria e Shëndetësisë ndalon reklamat e ilaçeve me recetë në media

Vendim i papritur, Ministria e Shëndetësisë ndalon reklamat e ilaçeve me recetë në media

Publikuar më: 10:38 15-02-2019

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një rregullore të re për mënyrën e kryerjes së publicitet të barnave. Publiciteti, lejohet vetëm për barnat që janë pjesë e listës së ilaçeve pa recetë. Ndërsa ndalohet reklama për medikamente që shpërndahen me recetë mjeku. Po kështu dhe të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope.

Publiciteti i barnave për të cilat është e lejuar t’i drejtohet popullatës, duhet të përmbajë të paktën një nga informacionet.
-Emrin tregtar të barit dhe emrin e lëndës aktive, kur ai përmban vetëm një lëndë aktive
-Informacionin e nevojshëm lidhur me mënyrën e duhur të përdorimit të barit
-Informimin e pacientëve lidhur me leximin e kujdesshëm të fletudhëzuesit

Rregullorja e re e miratuar përcakton gjithashtu edhe mënyrën e publicitetit të barnave përmes internetit. Përmbajtja e faqes së internetit duhet të ndahet, sipas kategorive të përdoruesve, në një seksion të destinuar për popullatën dhe në një pjesë për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Faqet e destinuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të mbrohen nga një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi.
Publiciteti i barit duhet të sigurojë që informacioni i transmetuar të jetë i vërtetë, shkencërisht i provuar, dhe në përputhje me kriteret etike, me qëllim që pacienti të trajtohet në mënyrën e duhur.

Spoti publicitar duhet të aprovohet nga autoriteti shëndetësor dhe të ketë gjuhë të pastër shqipe dhe me fjalë lehtësisht të kuptueshme nga popullata.

Ky vendim me shumë të ngjarë do të sjellë pakënaqësi tek grosistët dhe mediat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318