INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim i prerë/ Kisha Katolike: Nuk do ti detyrojmë priftërinjtë të rrëfejnë abuzimet seksuale

Vendim i prerë/ Kisha Katolike: Nuk do ti detyrojmë priftërinjtë të rrëfejnë abuzimet seksuale

Publikuar më: 09:35 31-08-2018

Kisha Katolike në Australi ka refuzuar zyrtarisht një rekomandim që priftërinjtë të detyrohen të raportojnë abuzimin seksual të fëmijëve gjatë rrëfimit. Hetimi pesë-vjeçar ka zbuluar se dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet australiane, më së shumti në Kishat Katolike. Udhëheqësit e Kishës pranuan shumicën e rekomandimeve të hetuesve. Hetimi zbuloi se ishin të përfshirë 7% e priftërinjve katolikë të Australisë midis 1950 dhe 2010. Komisionerët rekomanduan që klerikët katolikë duhet të përballen me akuza penale nëse ata nuk kanë raportuar abuzimin seksual të zbuluar gjatë rrëfimit. Megjithatë, ata përsëritën se shkelja e rrëfimit ishte në kundërshtim me besimin e tyre. "Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e fëmijëve dhe të njerëzve të pambrojtur’’ tha në një deklaratë ‘Konferenca Australiane e Ipeshkvijve Katolikë’.
Hetimi i komisionit, që përfundoi në dhjetor, zbuloi më shumë se 8.000 dëshmi rreth abuzimit në kisha, shkolla dhe klube sportive. Qeveria e quajti abuzimin një "tragjedi kombëtare" dhe filloi një skemë kompensimi për të mbijetuarit. Udhëheqësit e instituticioneve fetare dhe mësuesit e shkollave ishin abuzuesit më të mëdhenj.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881