INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim/ Sa do rriten pagesat e papunësisë, ja kush përfiton

Vendim/ Sa do rriten pagesat e papunësisë, ja kush përfiton

Publikuar më: 09:13 24-03-2018
Rritet pagesa e papunësisë, shkon 12 mijë lekë në muaj nga 11 mijë lekë që përfitonin të papunët. Qeveria miratoi dje vendimin me programin e pagesës së papunësisë, ku masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi.
Sipas vendimit të qeverisë, pagesa e papunësisë do të jetë 50 për qind e pagës minimale, pra, në vlerën e 12 mijë lekëve. Pagesa e papunësisë është mbështetja financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj.
 
Periudha gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti. Qeveria miratoi dje vendimin edhe pagesën prej 5,500 lekësh për ato familje, që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe pranojnë të ndjekin një kurs të formimit profesional.
 
KONTRIBUTET
Për të përfituar nga kjo pagesë, duhet që individët të kenë qenë të siguruar dhe kjo do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë vetëm një vit të siguruar, u lind e drejta të marrin vetëm tri paga në masën 12 mijë lekë secila.
Ata që kanë 3 vjet të siguruar do të përfitojnë 6 pagesa papunësia, ata që kanë kontribuar pesë vite, do të marrin 9 paga dhe ata që kanë mbi 10 vite sigurime, do të marrin për 1 vit rresht pagesën e papunësisë. Personat gra mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.
 
Vendimi përcakton se do të kenë shtesë në masën 5 për qind për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%.
Sa u takon rasteve kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka në ngarkim fëmijën. Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877