INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimet e KKT-së, Peleshi: 250 milion euro investime, mes tyre një resort turistik

Vendimet e KKT-së, Peleshi: 250 milion euro investime, mes tyre një resort turistik

Publikuar më: 13:59 28-07-2016

Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi ka bërë publike vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Duke u ndalur në debatin e fundit në opinionin publik, atë të resorteve turistike në bregdet, Peleshi sqaroi se bëhet fjalë vetëm për një të tillë.
Niko Peleshi:
“Ka pasur një interes të madh për këtë vendimmarrje, e cila i ka dhënë rrugë nga sot investimeve private në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, me një vlerë totale prej 250 milion Euro. Impakti në punësim do të jetë 2800 të punësuar të qëndrueshëm, në sektorë si; hidroenergjitika, energjitë e rinovueshme, sistemeve fotovoltaike të prodhimit te energjise elektrike, turizemit etj. Vetëm në një resort të miratuar sot, vlera e investimit shkon në mbi 150 milion Euro”.
Zgjerimi i investimet private, sipas numrit dy të qeverisë, vjen për shkak të forcimit të kuadrit ligjor. E në këtë moment tha Peleshi, një rol të rëndësishëm pritët të japë dhe reforma në drejtësi.
Niko Peleshi:
“Reforma në drejtësi do të na japë mundësinë, jo thjesht dhe vetëm, të pastrojë këtë sistem nga korrupsioni, jo thjeshtë dhe vetëm të kemi një trupë prokurorësh dhe gjyqtarësh të ndershëm, jo thjesht dhe vetëm më të fortë në goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, por do të sjellë si efekt të drejtpërdrejtë të saj një klimë shumë me të favorshme për investitorët vëndas dhe të huaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762