INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimet e reja të opozitës pas takimit kokë më kokë! Flet Lulzim Basha

Vendimet e reja të opozitës pas takimit kokë më kokë! Flet Lulzim Basha

Publikuar më: 19:54 05-09-2019

Lulzim Basha ka organizuar në ditën e sotme një takim me aleatët e tij opozitarë në lidhje me vendimet e ardhshme që do të merren për vijimin e aksionit politik jashtë parlamentit.

Gjëja e parë që lideri i opozitës theksoi ishte se nuk mund të ketë hapje negociatash me një qeveri që nuk organizon dot zgjedhje të lira e të ndershme,

"Zgjedhje të lira e të ndershme nën kontrollin e një qeverie tranzitore. Nuk ka zgjidhje tjetër. Raporti tregon se institucionet kanë marrë fund. Ndodhemi para një momenti kyç. Në më pak se një muaj e gjysmë KE do të vendosë nëse do të hapë apo jo negociatat. Sa shishe janë hapur e janë mbyllur me funksionarë që nuk janë më në Shqipëri. Nuk kanë shans të hapen me një qeveri që nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme", u shpreh ndër të tjera Basha.

Më tej kryedemokrati u shpreh se opozita është e gatshme të ofrojë një platformë kombëtare për nxjerrjen e vendit nga kriza. “Jemi gati të ofrojmë edhe një propozim, apo platformë kombëtare për nxjerrjen e vendit nga kriza, sepse pasojat janë aq të tmerrshme për shqiptarët saqë vetëm largimi i Edi Ramës nuk mjafton”, tha Basha për gazetarët.

I pyetur nëse do të ketë protesta të reja opozitare, Basha tha “pa diskutim që po, por opozita më shumë se një grup që organizon protesta ofron alternativa.” Ndërsa pyetjeve për datën kryedemokrati iu përgjigj:

“Sapo ta kemi datën për protestë do ta shpallim.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773