INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi hyn sot në fuqi: Qindra persona janë ndaluar në kufi / ​Çfarë po ndodh në SHBA?

Vendimi hyn sot në fuqi: Qindra persona janë ndaluar në kufi / ​Çfarë po ndodh në SHBA?

Publikuar më: 09:20 30-01-2017

Shtëpia e Bardhë mbështeti sot aplikimin e dekretit të Donald Trump për imigracionin që ka shkaktuar ndalimin e 109 personave në kufij dhe ka penguar rreth 200 persona të marrin fluturimin e tyre për SHBA.

“Nga 325 000 të huaj të mbërritur dje në SHBA, 109 persona kanë kaluar në procedimin e kontrolleve të riforcuara për t’u siguruar se njerëzit që ne do të lejojmë të hyjnë në vendin tonë kanë ardhur me qëllime paqësore”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer për stacionin televiziv ABC.

“Ne nuk dëshirojmë të lejojmë të futet dikush që kërkon të na dëmtojë. Kjo është e gjitha. E di që në disa raste kjo do të shkaktojë pakënaqësi”, shtoi ai.

“Rreth 200 persona janë penguar të nisen drejt SHBA-së”, sipas këshilltares së Donald Trump, Kellyanne Conway në emisionin “Fox News”.

Dekreti i fundit i Donald Trump gjithashtu ka prekur edhe Zvicrën. Kompanitë ajrore nuk kanë transportuar udhëtarë nga vendet e ndaluara nga SHBA-ja.

Dy grupe të udhëtimit të refugjatëve nga shtatë vende, të cilat kanë qenë të prekura nga vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që nga e premtja janë detyruar të anulojnë udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164