Kishte kohë që Kastro ishte shkëputur nga muzika duke iu përkushtuar më shumë emisioneve televizive.
Por ka ardhur koha që t’i rikthehet studios muzikore. Ai e lajmëron këtë nëprmjet një statusi ku ndër të tjera tregon edhe arsyen që e bindi t’i rikthehej muzikës: “ Impenjimet mediatike si dhe një pushim i qëllimtë në muzikë më kanë bërë që të reflektoj më shumë mbi këtë treg relativisht "stallor"! Pas shumë mesazheve nëpër rrjete, e-mail dhe takimeve rastësore fizike, nga njerëz të ndryshëm , më motivuan më shumë që ta bëj një "Taa" sërish. Besoj, ose më saktë shpresoj që para vitit të ri të kthehem me 3 këngë të reja të shoqëruara nga videot përkatëse. Shpresoj te kem ende mbështetjen e publikut. Deri atëherë unë po ha trahna! Flm”.
Këtë mund ta quajmë një rikthim të indinjuar të tij për gjendjen në të cilën ndodhet tregu muzikor shqiptar.