INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i gjykatës, pyjet fitojnë të drejta të njëjta sikurse njerëzit

Vendimi i gjykatës, pyjet fitojnë të drejta të njëjta sikurse njerëzit

Publikuar më: 11:59 08-05-2019

Keni menduar ndonjëherë që edhe pyjet të fitojnë të drejta të njëjta sikurse njerëzit.

Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata Supreme në Kolumbi. Dhe bëhet fjalë për pyllin Amazonian në Kolumbi.

Në fakt shumë pak qytetarë i kishin kërkuar Gjykatës që ta deyronte shtetin të mbronte jetët e tyre. Dhe Gjykata vendosi t’i japë status juridik pyllit me të njëjtat të drejta si njeriu.

Sipas aktivistëve ky është një moment historik që duhet të ndihmojë më tej për të mbrojtur pyjet dhe për të përballuar ndryshimet klimaterike.

Pyjet në Kolumbi arrijnë sa sipërfaqet e Gjermanisë dhe Anglisë dhe kohët e fundit kanë rënë pre e shpyllëzimit.

Ishin vetëm 25 të rinj nga 7-26 vjecar ata që e shndërruan në kauzë mbrojtjen e pyllit duke e bërë në fakt realitet.

Ata iu drejtuan qeverisë duke kërkuar që kjo e fundit të mbronte të drejtën e tyre për të jetuar në një ambjent të shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873