INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i opozitës, Petrit Vasili flet nga Shkodra: Qeverisja i është dorëzuar kriminelëve

Vendimi i opozitës, Petrit Vasili flet nga Shkodra: Qeverisja i është dorëzuar kriminelëve

Publikuar më: 18:49 03-09-2018

Pas mbledhjes emergjentë të opozitës së bashkuar , kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat, nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj qeverisë për lidhje të ngushta me krimin.Vasili tha se populli nuk duhet të ketë frikë sepse opozita e bashkuar është me ata dhe se kurrë nuk do të jenë vetëm përballë krimit.

“Jemi këtu dhe do të jemi në të gjithë vendin për të marrë këtë detyrim të madh pasi përfundimisht Shqipëria është pa qeverisje dhe pa drejtim dhe këtë drejtim ajo e ka ndarë me bandat, të cilat gjysmat janë në rrugë dhe gjysma në tavolinat e qeverisë. Nuk ka më ministri të Brendshme, sepse duart e ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe trafiku. Përfundimisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe ka lënë qytetarët vetëm. Ne jemi këtu për të treguar që qytetarët nuk janë vetëm, por opozita në krye dhe kurajo e qytetarëve do ti japë ndëshkimin e merituar atyre që fshihen në Tiranë, kur duhet të jenë në Shkodër.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041518211364746