INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i PD-së për djegien e mandateve, Rama: Të vijojë puna…

Vendimi i PD-së për djegien e mandateve, Rama: Të vijojë puna…

Publikuar më: 11:15 18-02-2019

Partia Demokratike doli ditën e djeshme me një vendim për të djegur mandatet parlamentare.

Këtë të hënë ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Gjatë mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit ku është takuar me ministra dhe grupin parlamentar të PS mësohet se Rama është shprehur se puna do të vijojë për përgatitjen e zgjedhjeve lokale pavarsisht cfarë veprimi do të ndërmarrë opozita.

“Nuk besoj se do gjejnë konsensus për djegien e mandateve. Ne duhet të përmirësohemi", mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes.

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se do t’i propozoj djegien e mandateve grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force. Ndërsa LSI ende nuk ka dalë me një vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0052030086517334