INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për ish Ministrin e Punës, Spiro Ksera. Ja masa...

Vendimi për ish Ministrin e Punës, Spiro Ksera. Ja masa...

Publikuar më: 14:40 31-01-2016

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg ish-Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Kserën. Mbi të rëndon akuza për abuzimin me fondet publike, të cilat dyshohet se i ka përvetësuar duke mos realizuar disa aktivitete. Nën akuzë janë dhe 8 ish-vartës të tij, që mendohet se kanë abuzuar në vlerën e 30 milionë. Gjykata la në burg dhe Artevis Menen, bashkëpunëtorin e ish -ministrit, ndërsa për E. Kozaj dhe P.Lila, u la masa "detyrim paraqitje". 

Një ditë më parë, organi i akuzës reagoi nëpërmjet një njoftimi zyrtar, duke theksuar se Ksera ka bërë disa procedura fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013. Grupi hetimor, i kryesuar nga Ndini Tavani, ka zhvilluar hetime në bazë të kallëzimit të KLSH-së, ku janë krijuar dyshime të arsyeshme se ish-ministri Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e kabinetit, K. Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit. Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar ose janë realizuar me kosto shumë më të ulëta nga ato që janë shënuar në dokumente. Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet, që nuk janë kryer.

Article Logic
Execution time: 0.0019299983978271