INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i qeverisë pas mbylljes së institucioneve arsimore:  Tre ditë pushim për njërin nga prindërit

Vendimi i qeverisë pas mbylljes së institucioneve arsimore: Tre ditë pushim për njërin nga prindërit

Publikuar më: 16:36 03-01-2017

Qeveria shqiptare vendos që një nga prindërit të bëj pushim gjatë ditëve që fëmijët do të qëndrojnë në shtëpi, deri në nisjen e shkollës. Në një njoftim për mediat zyra e shtypit të kryeministrisë bën me dije se “si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend dhe në përgjigje të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017”. Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Po kështu qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor.

Article Logic
Execution time: 0.0025451183319092