INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i Ramës për prokurimet efekti zinxhir. Mësoni problematikat e para

Vendimi i Ramës për prokurimet efekti zinxhir. Mësoni problematikat e para

Publikuar më: 13:24 06-07-2017

Pezullimi i prokurimeve publike që prej datës 5 korrik pritet të kenë efekte në disa dikastere të ministrive. IN Tv ka mësuar se Ministria e Arsimit është një prej ministrive të prekura nga vendimi i kryeministrit Edi Rama. E drejtuar nga ministrja teknike e Partisë Demokratike Mirela Karabina, ministria e arsimit duket se do të preket menjëherë nga ky vendim. 

Janë disa çështje që marrin zgjidhje me prokurim publik por që si duket do të presin firmën e kryeministrit, ashtu që siç thuhej në vendim, prokurimet urgjente do ë kalojnë me firmën e Kryeministrit.
E para është prokurimi për dëftesat, që prek me mijëra nxënës në vend, duke filluar nga cikli i ulët e deri tek sistemi parauniversitar. Por ky i fundit është edhe më delikati. Gjimnazistët që duan të vijojnë studimet jashtë vendit, ju duhet dëftesa në një afat shumë të shkurtër, e një pezullim i prokurimit për një afat të papërcaktuar mund të kishte pasoja shumë të rënda për këta gjimnazistë. Prandaj kryeministri duhet të firmosë për prokurimin e dëftesave, në mënyrë që shtyrja e këtij prokurimi mos të ketë pasoja të pariparueshme për disa fëmijë.
Një tjetër çështje që merr zgjidhje me prokurim publik është edhe alterteksti. Brenda gushtit duhet të përzgjidhen jo vetëm kompania me prokurim publik por duhet të nisë shpërndarja e teksteve shkollore në javën e fundit të muajit. Edhe ky një vendim jetik për vitin e ri akademik, çka duket se do të kërkojë sërish firmën e kryeministrit Rama. Por vendimi për pezullimin e prokurimeve publike mund të ketë pasoja direkte dhe tek ministritë e tjera, çka mbetet për tu parë.

Article Logic
Execution time: 0.0048789978027344