INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i rëndësishëm për makinat [FOTO]

Vendimi i rëndësishëm për makinat [FOTO]

Publikuar më: 17:26 26-10-2018

Në kuadër të masave për mbrojtjen e mjedisit, qeveria ka miratuar sot (26 tetor), vendimin për ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjeçare. Të gjithë ata që i kanë importuar tanimë mjete të tilla, do të duhet t'i regjistrojnë ato para datës 1 mars 2019.
Sipas vendimit të marrë sot, lejohen të regjistrohen për qarkullim në Shqipëri, mjetet motorike dhe automjetet si më poshtë:
• -Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian.
• Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian.
• Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
• Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
Sipas VKM-së, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me këtë vendim, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara në pikat e mësipërme.
Vendimi hyn në fuqi, 30 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. 

 

 

Vendimi për importin e maki... by on Scribd

Article Logic
Execution time: 0.0035772323608398