INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i ri i PD-së, do të bllokojnë rrugën të paktën njëherë në javë

Vendimi i ri i PD-së, do të bllokojnë rrugën të paktën njëherë në javë

Publikuar më: 19:18 26-04-2019

Dy vendime të rëndësishme janë marrë sot në mbledhjen e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me krerët e PD-së në rrethe.

Bllokimi i akseve kryesore kombëtare do të vijojë çdo të enjte, por raportohet se ka gjasa që koha e bllokimit të zgjatet nga një në dy orë.

Një tjetër vendim është ai i bllokimit të rrugës sa herë që do të kalojë kryeministri Edi Rama.

Një gjë e tillë ndodhi sot teksa eskorta e Ramës ishte nisur drejt Malësisë së Madhe e më pas në Shkodër. Rruga ishte bllokuar në dy vende të ndryshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0085899829864502