INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i Tatimeve: 'Mund të paguani me dy këste'

Vendimi i Tatimeve: 'Mund të paguani me dy këste'

Publikuar më: 22:00 04-03-2018

Mbyllja me shpejtësi e bizneseve si dhe pamundësia e tyre për të paguar taksat e kanë detyruar administratën tatimore, që të pranojë pagesën me këste. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve sqaroi procedurën se si bizneset që nuk arrijnë të paguajnë në afat detyrimet tatimore, mund ta paguajnë borxhin me këste.

Sipas Tatimeve, tatimpaguesi duhet të provojë që është në pamundësi financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor, si dhe të japë garanci që pavarësisht nga rrethanat e përkohëshme, ai është në gjendje të përmbushë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimit me këste.

Dokumentat që kërkohen:

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, shtyrja e pagesës së detyrimeve tatimore nis me kërkesën e vetë biznesit. Për këtë ndërmarrja që nuk mundet të paguajë në afat taksat duhet të bëjë një kërkesë me shkrim ku të kërkojë marrëveshje me administratën tatimore, për shlyerjen e detyrimit me këste.

Por që kërkesa të miratohet biznesi duhet të paguajë menjehërë 20 për qind të vlerës së detyrimit ose të japë garanci bankare.

Procedura:

-Dorëzohet kërkesa me shkrim pranë Drejtorisë Rajonale.

-Tatimet verifikojnë situatën e tatimpaguesit.

-Hartohet marrëveshja.

-Tatimpaguesi paguan menjëherë të paktën 20 për qind të vlerës së detyrimit.

Pagesa e taksave:

Pas lidhjes së marrëveshjes Administrata Tatimore ndërpret menjëherë masat e mbledhjes me force të taksave, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor.

Lehtësimi i pagesës së detyrimeve me këste vjen në një kohë kur bizneset po mbyllen me një ritëm të paprecedentë, që nuk është shënuar ndonjëherë më parë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se vetëm në dy muajt e parë të vitit janë mbyllur mbi 3 mijë biznese, me një mesatare prej 50 biznesesh të mbyllura në ditë.

Kjo situatë duket se e ka detyruar Administratën Tatimore që të lëshojë pe duke i mundësuar bizneseve pagesën me këste të taksave kur ato janë në vështirësi financiare. Megjithatë ky duket një hap thuajse i dëshpëruar, i cili ka pak gjasa të përmirësojë situatën e vështirë të biznesit, që buron nga kriza ekonomike dhe taksat e larta.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486