INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vendimi për Shqipërinë të shtyhet”, Walter Glos sinjalizon vendimin për çeljen e negociatave

“Vendimi për Shqipërinë të shtyhet”, Walter Glos sinjalizon vendimin për çeljen e negociatave

Publikuar më: 16:37 15-02-2019

Drejtori i fondacionit “Konrand Adenauer”, Walter Glos ka dhënë sinjale për atë çfarë pritet të ndodh në qershor kur Këshilli Europian do të vendos për çeljen apo jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Glos, i cili nuk është zyrtar i qeverisë gjermane, thotë se muaji qershor është një kohë e gabuar për të marrë vendimin nga Brukseli pasi do të zhvillohen dhe zgjedhjet lokale në Shqipëri. “Unë jam i mendimit se marrja e një vendimi në qershor të këtij viti për çeljen e negociatave është një çast i gabuar. Them që është një çast i gabuar, kjo jo e lidhur me problematikën e Bundestagut gjerman dhe marrjes së një vendimi në mesin e muajit qershor. Por, jam i mendimit që ky është një çast i gabuar dhe se nuk do të merret nje vendim i cili mund të kishte një ndikim në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti. Ndaj, jemi të mendimit që deri në shtator të këtij viti Shqipëria do të kishte arritur disa rezultate të cilat do t’i ndihmonin parlamentarët skeptikë të parlamenteve europiane që të mund të merrnin një vendim pozitiv për rezultatin final për çeljen e negociatave”, është shprehur Glos. Këtë deklaratë drejtori i fondacionit “Konrad Adenauer” e dha teksa u prezantuan disa rezultate të një sondazhi socio-politik për vitin 2018. Nga këto sondazhe ka rezultuar se, shqiptarët nuk e ndjejnë rritjen ekonomike dhe nëse do të kishin mundësi do të largohen nga vendi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438