INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për Shullazin, ja me sa vite e dënon Gjykata e Krimeve të Rënda

Vendimi për Shullazin, ja me sa vite e dënon Gjykata e Krimeve të Rënda

Publikuar më: 16:53 13-11-2018

Ashtu siç ishte parashikuar, është zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca gjyqësore për bandën e Emiljano Shullazit.

Gjykata ka dënuar me 14 vjet e 8 muaj burgim Emiljano Shullazin.

Ndërkohë gjykata ka dhënë 12 vjet burg për Gilmando Danin, krahun e djathtë të Shullazit. Gjithashtu janë dënuar me nga 10 vite burg Endri Qyqja dhe Endri Zela, ndërsa Blerim Shullazi do të vuajë 9 vite burgim.

Për Shullazin si kreu i grupit, Prokuroria kishte kërkuar në total 17 vite burgim, prej të cilave 5 ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton.

Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.

Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279