INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për të lejuar gratë në timon nxit reagime. Konservatorët i vënë flakën makinës së 31-vjeçares

Vendimi për të lejuar gratë në timon nxit reagime. Konservatorët i vënë flakën makinës së 31-vjeçares

Publikuar më: 09:39 05-07-2018

Një grua në Arabinë Saudite që po drejtonte makinën është kërcënuar dhe ngacmuar nga disa të rinj, të cilët më pas i vunë zjarrin makinës së saj. Salma al Shari, e quajtur gjithashtu Salma al Barakati, i tha gazetës "Okaz "se ajo filloi të ngasë makinën menjëherë sapo mbretëria konservatore hoqi ndalimin për gratë duke i lejuar që të ngisnin mjetin muajin e kaluar. Ajo tha se e përdor mjetin për të ndihmuar prindërit e saj të moshuar dhe për të shkuar në punë. Salma tregoi se ishte kërcënuar dhe ngacmuar vazhdimisht nga të rinjtë në fshatin e tyre Samad që ndodhet në provincën e Mekës. Ata i thanë asaj të ndalonte ngarjen sepse ishte "kundër vullnetit të Perëndisë". Por kur ajo zgjodhi t'i injoronte ata i vendosën zjarr makinës së saj. Ngjarja ndodhi këtë javë. Në një video e postuar në Twitter, platformë e mediave sociale e përdorur gjerësisht nga sauditët , zonja Shari dëgjohet duke bërtitur ndërsa makina përpihet nga flakët. 31-vjeçarja u tha organizatave lokale të lajmeve se ngacmuesit e saj ishin "barbarë". Makina, mësimet e drejtimit dhe licenca ishin një investim i rëndësishëm për arkëtaren e shitjes, e cila fiton 800 paund në muaj.

saudi-women-driving-5.jpgShumica e sauditëve kanë përqafuar heqjen e ndalimit të drejtimit të makinës për gratë. Vendimi u mor në 24 qershor si agim i një epoke të re të lirisë për gratë në një vend ku sistemi i drejtuar nga meshkujt i bën ato qytetarë të klasit të dytë. Disa gra, megjithatë, kanë shprehur frikën e tyre për një reagim të ashpër nga konservatorët fetarë. Policia tha në një deklaratë se zjarri po trajtohet si zjarr vënie dhe ata po kërkonin për të dyshuarit. Raportet e verifikuara thanë se zyra e guvernatorit të zyrës në Mekë i kishte ofruar 31-vjeçares një makinë alternative për ta përdorur, ndërsa hetimi vazhdon.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049