INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për teatrin, Balla i kundërvihet Metës: Presidenti mbajti gjallë farsën e opozitës [FOTO]

Vendimi për teatrin, Balla i kundërvihet Metës: Presidenti mbajti gjallë farsën e opozitës [FOTO]

Publikuar më: 19:47 27-07-2018

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për kthimin e ligjit të Teatrit nga ana e Presidentit Ilir Meta. Në një status në Facebook, ai shkruan se Kreu i Shtetit vendosi kundër vullnetit të artistëve duke mbajtur anën e opozitës.

“Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise,” shkruan Balla.

Statusi i plotë

Ne 21 janar 2011, Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestusit dhe opoziten per grusht shteti. Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojne shumicen qeverisese per grusht shteti. Me nje gjuhe qe nuk ka asnje lidhje me aspiratat Europiane te Shqiperise se vitit 2018, kreu i opozites kercenoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj. E gjithe kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim degjuar edhe me pare klithmat e tyre te deshperuara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombetar, si ne shume e shume episode te tjera te opozites se tyre shterpe.

Fatkeqesisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu pergjigj Presidenti i Republikes. I cili, deri me sot, ka patur nje sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e kauzave te partise se tij.

Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise.

Ai qe jave me pare i bente thirrje autoriteteve shteterore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kunder vullnetit te artisteve, duke mbeshtetur kauzen e opozites.

Shumica parlamentare, ne mbeshtetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutes, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjehere sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Per t’i dhene shqiptareve dhe artisteve te teater te ri, modern dhe dinjitoz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042688846588135