Mbrëmjen e sotme u eliminua banori i parë nga “Big Brother VIP”. Sipas votave të publikut, konkurrenti i parë që duhet të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është Elhaid Cufi.
Ardit Çuni, Sabiani, Beniada, Elhaid Cufi dhe Sheila Haxhiraj ishin pesë banorët e nominuar për t’u votuar nga publiku.
“Nuk do të preferoja të luaja më shumë. Se do shtiresha dhe nuk më pëlqen të shtirem,” tha ai në studio.
Ai u shpreh se u penalizua sepse i ka kompleks kamerat dhe fakti që është tip i qetë.