Vendosja e një sasie tritoli një autobusi një ditë më parë në Tiranë, nuk ka mbetur pa autor. Policia e Tiranës ka lajmëruar se ka arrestuar 28 vjeçarin E.D, banues në kryeqyet, i dyshuar se ka qënë ai që ka vendosur sasinë e lëndës me eksploziv në mjet. Menjëherë pasi ka vënë lëndën shpërthyese, 28 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë, por është ndaluar nga policia. Ky ka qënë momenti që uniformat blu kanë dyshuar ndaj 28 vjeçarit, pasi ai ka kundërshtuar forcat e policisë.
Njoftimi i policisë:
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë shtetasi:
• E. D, vjeç 28 banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi rreth orës 03:40 të datës 25.08.2016 në rrugën “Gjolek Kokona”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.
Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R.
Shtetasi E. D, dyshohet se menjëhëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t'u larguará.