INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendosja e taksës për pijet me sheqer çon konsumatorët drejt alkoolit[VIDEO]

Vendosja e taksës për pijet me sheqer çon konsumatorët drejt alkoolit[VIDEO]

Publikuar më: 18:18 01-02-2018

Vendosja e taksës për pijet me sheqer pritet të rrisë konsumin e alkoolit, zbulon një studim i fundit.
Shteti Britanik pritet që të vendosi në fuqi një taksë të re për pijet me sheqer nga prilli i këtij viti, një mënyrë kjo për të ulur obezitetin e popullsisë, megjithatë specialistët kanë zbuluar se kjo nismë pritet të ketë dhe pasoja të tjera negative.
Sipas hulumtimeve të fundit pritet që taksa e sheqerit të shtrenjtoj pijet pa alkool dhe kjo do ndikoj direkt dhe në ndryshimin e zakonit të blerjeve, konsumatorët do drejtohen drejt pijeve alkoolike.
Studiuesit nga Shkolla së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër analizuan 31,919 familje për të përcaktuar se sa shpenzuan për ushqim dhe pije nga viti 2012 deri në vitin 2013.
Në total, rreth gjashtë milionë pije u blenë gjatë kohëzgjatjes së studimit, të cilat u organizuan sipas niveleve të sheqerit, 'të larta', 'mesatare' ose 'të ulëta'.
Në këtë periudhë çmimet e pijeve me sheqer të lartë pësuan një rritje, dhe kjo solli dhe uljen e blerjeve të tyre.
Duke u bazuar në këto të dhëna hulumtuesit deklarojnë se "Rritja e çmimit të pijeve me sheqer ka potencial për të rritur dhe zvogëluar blerjen e alkoolit, dhe me vendosjen në zbatim të kësaj takse pritet që shoqërinë ta drejtojmë drejt pijeve alkoolike."

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768