Edhe këngëtarja Venera Lumani e ka kaluar ditën e verës nëpër rrugët festive të Tiranës bashkë me partnerin e saj Lindin.
Ata kanë një lidhje të gjatë bashkë dhe në një intervistë të shkurtër të marrë nga Albi zbuluan edhe diçka interesante. “Thonë se gjatë stinës së verës zien gjaku. Ju jeni një çift i dashuruar kështu që prisni ndonjë gjë të bukur këtë verë?”
I pari që përgjigjet është Rilindi i cili thotë se të shohin si do iu lëvizë gjaku.
“Po na lëvizi mirë i fusim një fëmijë”, përfundoi Venera. Edhe pse e thënë me shaka, mes një çifti të dashuruar kjo mund të ndodhë. Ndaj pse jo, të presim një Lindi apo Venera junior së shpejti?