INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Venezuelë, njerëzit e uritur grabisin çdo gjë

Venezuelë, njerëzit e uritur grabisin çdo gjë

Publikuar më: 08:12 13-06-2016

Banorët e lagjeve të varfra e bandat e armatosura presin të bjerë nata që të grabisin kamionë me ushqime e dyqane. Nëna e një fëmije qëllohet për vdekje, sipas Reuters, teksa përpiqet t’i largohet policisë bashke me dhjetëra të tjerët që mësynë një ushqimore.

Përleshjet për ushqim dhe grabitjet e dhunshme po kthehen në një fenomen të përditshëm në Venezuelën e pllakosur nga mungesa e artikujve bazike dhe në një problem gjithmonë e më të madh për qeverinë e majtë të presidentit Nicolas Maduro.

“Nuk po hamë asgjë. Njerëzit janë të dëshpëruar e kalojnë në vjedhje, tha për Reuters, 55 vjeçarja Miza Colmenares, nënë e tre fëmijëve e cila kishte kaluar gjithë natën në radhe për të blerë oriz dhe kishte dy dite pa ngrenë. Supermarketet janë kthyer në shënjestrat e momentit në Venezuelën e konsideruar si një prej vendeve më të dhunshme të botës, raporton lajmi.net.

Observatori venezuelian i dhunës regjistron mbi 10 grabitje në dite, e gjerat po përkeqësohen edhe në Bogotan e konsideruar si më të mbrojtur në krahasim me qytetet e tjera. Një nga protestat e fundit për ushqim nuk u mbajt veçse pak blloqe larg pallatit presidencial Miraflores.

Article Logic
Execution time: 0.0049350261688232