Një tragjedi e madhe po shoqëron vigjiljen e turneut te Wimbledon për tenisten Venus Williams, aktualisht numri 11 në botë dhe ish numri 1.
Sportistja amerikane është përfshirë në një aksident rrugor që ka provokuar vdekjen një 78 vjeçari më datë 9 qershor. Mësohet se i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetën dy javë më vonë në spital. Sipas raportit të policisë, Venus është fajtore për shkak se nuk ka respektuar rregullat e përparësisë, ndërkohë që makina tjetër po lëvizte pas sinjalizimit të dritës jeshile në një kryqëzim. Ajo i ka kërkuar falje familjes dhe u ka shprehur atyre ngushëllimin e sja, por sërish çështja ka përfunduar në gjykatë pasi familja ka ngritur padi për dëmet që ka marrë.