INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veprimet që dëmtojnë sytë tuaj

Veprimet që dëmtojnë sytë tuaj

Publikuar më: 09:45 16-06-2016

Sytë janë të rëndësishëm për të gjithë dhe është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi.

Për disa veprime, të cilat janë bërë të përditshme, ndoshta ende nuk e dimë që ndikojnë keq tek sytë tanë e është mirë t’i shmangni sa më shumë.

Ja cilat janë ato:

Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj

Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

Shikoni televizor gjatë natës

Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

Flini me lentet vënë

Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Fërkoni sytë

Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

Nuk ushqeheni shëndetshëm

Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.

Teproni me grim

Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

Nuk flini mjaftueshëm

Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.

Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit)

Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943