Kylie Jenner ka bërë një ndryshim, i cili nuk i’a dalë t’i shpëtojë syrit të medias.
Në prag të fillimit të fushatës së saj publicitare për linjën e make-upit “Kybrow”, Jenner ka ndërruar foton e saj të cover-it në Twitter.
Duke bërë një veprim të tillë ajo ka fshirë foton e mëparshme ku shfaqej me miken e saj të ngushtë, Jordyn Woods.
Fotoja e vjetër ishte ende në profilin e Kylie-t, edhe pasi “plasi” skandali i tradhtisë së Tristan Thomspon dy muaj më parë.
Jordyn në një intervistë për “Red Table Talk” mohoi në ato kohë se kishte bërë marrëdhënie me Tristan, duke pranuar se ajo kishte shkëmbyer me të vetëm një puthje kur ishte e dehur.
Një burim për revistën “PEOPLE” ka thënë se që nga ajo kohë Kylie ka qenë shumë pak në kontakt me Jordyn.
“Kylie ka pasur disa javë shumë të vështira” – thotë burimi – “Ajo është ende e mërzitur për situatën e Jordyn, edhe pse duket se tani është duke i’a dalë shumë mirë, madje duke zgjeruar rrethin e saj shoqëror me njerëz, që i kishte lënë disi pas dore më parë.”
Jordyn që para disa javësh është shpërngulur nga shtëpia ku jetonte që nga gjimnazi me Kylie-n.