Marrëdhënia që Luiz Ejlli ka vendosur të ndërtojë me Kiara Titon dhe ndjesitë që këngëtari ka për moderatoren, ndryshojnë më shpesh gjatë ditës se sa mendja e një fëmije kur gjendet para banakut me shijet e akullores dhe për këtë dita e sotme është shembulli më perfekt. Në mëngjes, sic mund ta leni lexuar, Ejlli u shprej se "nuk do t'ja hedhë më sytë dhe nuk do t'i flasë" më Kiarës, nisur edhe nga debati që patën mbrëmë, më pas i bëri një dhuratë në bashkëpunim me Kejvina Kthjellën, ndërsa tani bëri një veprim ndaj saj që është kritikuar nga ndjekësit e reality show-t.
Në një përpjekje për t'u afruar më shumë me Kiarën, ose të paktën kështu duket, Luizi ka vendosur të lyhet me buzëkuqin e saj dhe nëse ky veprim ju duket i cuditshëm, atherë nuk di si do ju duket fjalia "Kur e vendos buzëkuqin më duket sikur puthem me atë që e ka", e thënë nga artisti.
Ndjekësve të "Big Brother", ose le të themi shumë prej tyre, ky veprim dhe shpjegimi këngëtarit nuk i ka pëlqyer dhe kjo vihet re nga komentet që kanë lënë në faqen zyrtare të programit, pikërisht poshtë kësaj video-je.