Le të mblidhen së bashku gjithë Bieber-at!
Duket se Justin Biber është rikthyer (dhe këtë herë për të qëndruar) në Instagram. Tani mund të qetësoheni!
Këngëtari 22-vjeçar është rikthyer në Instagram më 8 Shkurt duke postuar 11 foto të zakonshme dhe jemi të sigurt se asnjë prej fansave nuk është ankuar, përkundrazi…
Arsyeja pse Biber vendosi të mbyllë Instagramin ishte pasi Bieber hodhi disa foto me të dashurën e tij në atë kohë, Sofia Richie, por nuk vonuan komentet dhe zënkat e tyre në rrjetin social sidomos pas komenteve të ishit të tij, Selena Gomez.
Megjithatë, pas një kohe të gjatë (dhe ndoshta për “inat” të Selena-s) ai ka postuar 11 foto brenda ditës pa asnjë arsye të veçantë me aq sa dimë…