Artisti me famë botërore, Maluma, ka mbyllur faqen e tij në “Instagram” si përgjigje ndaj sulmuesit të PSG-së, Neymar. Veprimi i tij u zbulua ditën e djeshme, ku fansat e këngëtarit vunë re se ai kishte mbyllur “Instagramin” e tij me 52 milionë ndjekës (u rikthye sërish). Ishte vetë kompania e menaxhimit të Malumës, WK Entertainment, e cila e vuri në dyshim këtë veprim të kolumbianit duke pyetur: “A e di dikush se çfarë ka ndodhur me ‘Instagramin’ e Malumës”.
Sipas raportimit të “Page Six”, veprimi i këngëtarit është lidhur me një video të postuar në “Instastory” e Angel Di Marias, ku shihet Neymar duke kënduar një këngë të Malumës. Kënga e përzgjedhur në video është ajo që këngëtari ia kishte dedikuar ish-të dashurës së tij, Natalies, e cila prej disa muajsh flitet se është në një lidhje me sulmuesin e PSG-së. Dhe siç shihet në video, Neymar e këndon me shumë dëshirë këngën dhe kjo mund të jetë arsyeja e veprimit të Malumës.
Maluma deleted his Instagram account after this video of Neymar singing Hawái, a song dedicated to Natalia, Maluma’s ex/ Neymar’s current girlfriend, was posted on Di Maria’s stories. ?
— Parceros United (@ParcerosUnited) August 19, 2020
Look who’s right next to Neymar. Icardi! ?
pic.twitter.com/aAnulAd7yu