INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vera e bardhe dëmton lëkurën. Studiohen 83 mijë gra për 14 vjet [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 24-04-2017

Pirja e verës së bardhë shkakton dëmtime të lëkurës tek ata që e pinë rregullisht.  Bëhet fjalë për  një sëmundje e lëkurës që shfaqet në formën e skuqjes, akne dhe puçrra në fytyrë me emrin Rosacea . Studiuesit zbuluan se ata që pinë pesë ose më shumë gota verë të bardhë në javë rrisin  rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje në lëkurë me 49 për qind. Një deri në tre gota në muaj rrisin rrezikun me 14 për qind. Për studiuesit është e paqartë saktësisht pse verërat e bardha shkaktojnë këtë problem. Dyshohet se kjo ndodhë për shkak të dobësimit të sistemit imunitar dhe zgjerimit të enëve të gjakut. Studiuesit analizuan rreth 83,000 gra në një periudhë kohe mbi 14 vjet. Ata grumbulluan informacione për marrjen e alkoolit çdo katër vjet. Afërsisht 5,000 raste të kësaj sëmundje të lëkurës ndodhën gjatë periudhës së studimit.

Article Logic
Execution time: 0.0040009021759033