Accuweather raporton se vera nis zyrtarisht këtë të premte. Europa nga sot pritet të përballet me temperatura gjithnjë e në rritje.
Stuhitë do të godasin kontinentin këtë fundjavë, por javën tjetër, europianët do të përvëlohen pasi temperaturat do të arrijnë 35 deri 40 gradë Celsius. Më të prekura do të jenë pjesa më e madhe e vendeve afër Francës dhe Italisë, ku do të regjistrohet dhe niveli i 40 gradëve. Edhe Spanja veriore do të preket nga temperatura ekstereme.
Sipas Accuweather një masë ajri e nxehtë që pritet të vijë nga Afrika e Veriut do të shkaktojë temperatura përvëluese.
“Në vende si Madridi, Parisi, Belgjika, Frankfurit dhe Berlini vala e të nxehtit do të zgjasë shumë ditë, me temperatura të përditshme mbi 32 gradë”, shkruan Euronews.
Edhe Ballkani ku bën pjesë dhe vendi ynë do vuajë nga i nxehti esktrem.
Vala e nxehtësisë javën tjetër klasifikohet me temperatura anormale. Pra mund të themi se i nxehti afrikan si kundër ndonjëherë do të shfaqet këtë verë që në muajin qershor. Kujtojmë këtu se vite më parë episodet ekstreme ishin më të shumta në korrik dhe gusht.
Këto temperatura mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për personat e moshuar dhe fëmijët.