INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vera kalohet bukur edhe në qytet [FOTO]

Vera kalohet bukur edhe në qytet [FOTO]

Publikuar më: 19:35 13-07-2018

Sezonet ndryshojnë, e qeshura mbetet. Nëse “Portokalli” e ka mbyllur sezonin në Top Channel, kjo nuk do të thotë se humori i tyre nuk do të mund të shijohet edhe gjatë stinës së verës. Aktorët aq shumë të preferuar të humorit, e kanë nisur edhe këtë vit turin e tyre të gjatë, nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

Të parët që shijuan, që më 21 qershor, atmosferën “Verë dhe Portokalle” ishin qytetarët e Beratit, e si i thonë “o Berat çe pate fat!”.

Pastaj shfaqja u dha edhe në Korçë, Maliq, Gjirokastër, Tepelenë dhe Lushnjë.

Sot turi ndalon në një qytet bregdetar, turistik. Përveç vendasve, të cilët mund të mos jenë larguar me pushimë për arsye të ndryshme, në Durrës, përmes kësaj shfaqje do t’u ofrohet mundësi argëtimi edhe turistëve apo durrsakëve që janë rikthyer në vendlindje nga emigracioni gjatë stinës së nxehtë.

“Verë dhe Portokalle” do të vazhdojë edhe nesër, në Fier, ndërsa nga data 16 deri më 22 korrik rrugëtimi do të vazhdojë nëKonispol, Sarandë, Delvinë, Himarë e deri në Vlorë.

Përmeti dhe Divjaka do të jenë më 24 e 26 korrik ndalesat e fundit para mbërritjes së shfaqjes finale të 2 gushtit, në Tiranë, në Sheshin Skënderbej.

“Verë dhe Portokalle” po ju jep gjallëri qyteteve jo vetëm me spektakël, humor e batuta por dhe me shumë lojra argëtuese e dhurata të përgatitura nga Vodafona Albania, që po e mbështet për të dytin vit rradhazi këtë projekt që po përcjell gëzim, kudo nëpër Shqipëri.

Vera është emocionuese. A jeni gati për një mbrëmje plot të qeshura? Shkoni në sheshe,shijoni “Verë dhe Portokalle” dhe qeshni me shpirt!

IMG-20180712-WA0046.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607