Megjithëse jemi në fund të pranverës duket se duhet dhe pak kohë për t’i thënë mirupafshim reshjeve. Ndonëse këto ditë kanë qenë me temperatura të larta, aq sa plazhet e vendit janë mbushur me pushues, maji rikthen disa ditë me stuhi e rrebeshe në disa zona të vendit.
Edhe ditën e nesërme, meterologët parashikojnë reshje shiu në shumicën e qarqeve të vendit. Nesër priten reshje të dobëta, por deri lokalisht mesatare, të shoqëruara edhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Shumica e reshjeve do te bien gjate pjesës se dyte te ditës se sotme.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22 °C
në vendet e ulëta: 11 / 25 °C
në vendet malore: 9 / 20 °C
ERA
Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.