INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vera sot do t’ju duket e largët, ndaj jo plane për në plazh

Vera sot do t’ju duket e largët, ndaj jo plane për në plazh

Publikuar më: 08:33 16-07-2019

Teksa mund të keni nisur përgatitjet për në plazh, mirë është të lexoni njëherë parashikimin e motit. Të dhënat e sinoptikanëve do t’ju kthejnë mbrapsht, pasi ditën e sotme pritet të ketë reshje shiu.

Shiu do të jetë prezent të gjitha qarqet dhe më me intenstit në qytetin bregdetar të Vlorës dhe në Gjirokastër.
Reshjet do të jenë të dobëta dhe mesatare dhe në zona të kufizuara të qarqeve, mund të marrin formën e shtrëngatës të shoqëruara me rrufe, breshër dhe erë të fortë.

Edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm.
-në bregdet: 19 / 22 °C
-në vendet e ulëta: 17 / 23 °C
-në vendet malore: 14 / 16 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe kryesisht bregdetare dhe jugore pritet të fryjë deri e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584