Vera tek ne ka nisur me shira, por në disa shtet europiane kanë kulmuar temperaturat e larta të pazonta për këtë fillim stine. Diell ka qënë përvëlues në Britaninë e Madhe, Francë, Portugali dhe Spanjë, temperatura që kanë shkuar mbi 30 gradë Celsius.
Sipas Acuweather, valët e të nxehtit mund të jenë një trend këtë verë në Europë. Temperatura që do të arrijnë 40 gradët Celsius. Më e prekur do të jetë Franca, Spanja dhe Portugalia. Meteo France shkruan se Franca do të përjetojnë temperature më të ngrohta këtë verë për shkak të sistemeve të presionit të lartë.
Kurse agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka lëshuar paralajmër për temperatura të larta në pjesë të Andaluzisë. Valët e të nxehtit dhe moti i thatë në Europë mund të vendosë disa vende në rrezik zjarresh në Portugalinë veriore dhe në Spanjë.
Portugalia dhe Spanja mund të preken nga valë të nxehti që zgjasin për ditë të tëra, me temperature mbi 43 gradë celsius.