INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkato e çmendur; mbi 1.1 miliardë euro dhe çfarë mungon?!

Merkato e çmendur; mbi 1.1 miliardë euro dhe çfarë mungon?!

Publikuar më: 14:49 27-07-2016

Pesë ligat e mëdha europiane kanë shpenzuar më shumë se 1000 milionë euro në vetëm tri javë merkato. Dhe çfarë ka mbetur?! Premier Liga, veçanërisht, e ka ende hapur portofolin. Në vetëm tri javë, ajo ka ka shpenzuar gati 600 milionë euro më shumë se ligat spanjolle dhe franceze së bashku. Ekipet angleze janë përforcuar ndjeshëm, ku më aktivët kanë qenë Manchester United i Jose Mourinho dhe Liverpool i Jürgen Klopp, që kanë paguar 80 milionë euro secili. Listën e disbursimeve për një lojtar në Premier Ligë e kryeson Arsenali, që dha 45 milionë euro për të sjellë Granit Xhakën nga Borussia Monchengladbach.

Në total, Seria A ka disbursuar 417 milionë € në muajin korrik, duke u bërë liga e tretë në Europë, me rritje të shpenzimeve për nënshkrime të reja. Real Madridi i Florentino Perezit mbetet në pozita të vakëta merkaton e kësaj vere, me blerjen e vetme të Álvaro Morata (30 milionë €) deri tani. Barcelona, rivali i përjetshëm i galaktikëve madrilenë, e ka kaluar tashmë shifrën e 75 milionë € për përforcime. Ndërkohë, Atletico e “Cholo” Simeone ka bashkuar katër lojtarë për 49 milionë €. Në La Liga, sipas Santander, renditet i katërti në këtë drejtim, që ka disbursuar më tepër se 287.83 milionë €.

Borussia Dortmund duket e lodhur karshi rivalëve të saj të përjetshëm, bavarezëve, sepse po ia marrin lojtarët më të mirë vit pas viti. Duke pasur firo në këtë drejtim, vit pas viti, ajo ka lëvizur fort në merkaton e kësaj vere. Borussia Dortmund synon të rimarrë kurorën në Gjermani, ndaj për këtë ka shpenzuar 113 milionë euro për të “riatdhesuar” Mario Gotze (26 milionë €), për të firmosur me Andre Schurrle (30 milionë €), Mikel Merino (3.75 milionë €) dhe Marc Bartra (8 milionë €), ndër të tjera. Dhe Bundesliga e ka kaluar tashmë kuotën e 434,03 milionë € të shpenzuara këtë verë.

Pas zgjimit të Borussia Dortmund nuk ka qëndruar duarkryq as Bayern Munich. Me ardhjen e Carlo Ancelottit si trajner, kampionët gjermanë kanë realizuar blerjet më të shtrenjta të Bundesligës: Renato Sanchez (35 milionë €) dhe Matt Hummels (38 milionë €). Në Itali, Higuain ka mbërritur në Torino për një shifër mbresëlënëse, 90 milionë euro. “El Pipita” është bërë transferimi i tretë më i shtrenjtë në merkaton e të gjitha kohërave. Juventus mori edhe Benatia nga Bayern Munich, si dhe fantazistin e Romës, Miralem Pjanic (32 milionë €).

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891