INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Verë e thatë, dimër i ashpër! KESH detyrohet të blejë energji[VIDEO]

Publikuar më: 14:55 29-09-2017

Muajt e ftohtë po afrojnë dhe qytetarët duhet të përgatiten për një dimër të ashpër. Të paktën kështu janë deri më tani parashikimet e sinoptikanëve. Po njëkohësisht muajt e thatë të verës kanë ndikuar negativisht në furnizimin me ujë të hidrocentraleve, pasi rreshtje kanë qënë të përfillshme.
Dihet që në një dimër të ashpër dhe konsumi i energjisë qoftë për ngrohje është i lartë. E në këto kushte Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare i duhet të blejnë energji. Mësohet se aktualisht janë mbyllur kontratat për të paktën tre muajt e ardhshëm dhe vetëm për muajin tetor janë shpenzuar rreth 6 milion euro për blerjen e 119. 040 MË energji.
Importi i energjisë u sigurua nga paratë e kredisë me Bankën Botërore duke vijuar me transhin e dytë pas sasisë së blerë edhe në shtator. Gjithësesi që të jemi më të qetë mirë është ti mbajmë sytë nga qielli dhe të shpresojmë që rreshjet e shiut të shtohen në muajt në vijim që të importohet më pak energji nga jashtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385