INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Verë e varfër/ Pushimet dhe turistët nuk ndikuan fare në rritjen e konsumit

Verë e varfër/ Pushimet dhe turistët nuk ndikuan fare në rritjen e konsumit

Publikuar më: 10:51 09-09-2019

Në muajt e verës sipas traditës konsumi në vendin tonë rritej për shkak të pushimeve dhe turistëve po këtë vit kjo nuk ka ndodhur. Konsumi nuk është shtuar dhe këtë e tregon inflacioni që rezulton që në gusht të ishte 1.4%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019, krahasuar me Korrik 2019, është i papërfillshëm me 0.3% kur dihet që në gusht turistët shtohen shumë. Vlera e inflacionit është një tregues i mungesës së konsumit, që nga ana e tij ndikon në të ardhurat e ndërmarrjeve dhe planete tyre për investime. Inflacioni i ulët mund të jetë një sinjal i problemeve ekonomike dhe mund të jetë i lidhur me dobësinë e ekonomisë.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Po dhe çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë pësuar një rritje të lehtë çmimesh apo dhe të grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante”. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 11.4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.0 %, “zarzavate” me 2.7 % dhe “peshk” 1.8 %, dhe rritja e çmimeve ndikoi në uljen e konsumit. Ndërsa çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 0.7 %.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119