INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Verë me mot surprizues! Ekspertja për IN Tv, shuan kureshtjen...[VIDEO]

Publikuar më: 12:26 20-07-2018

A jeni gati për pushime? Kjo verë do të jetë e favorshme për ata që duan të bëjnë plazh, ndërsa ata që nuk kanë mundësi nuk do të vuajnë shumë nga i nxehti. Specialistja e motit pranë Meteoalb, Tanja Porja në një intervistë për IN Tv jep disa detaje të hollësishme në lidhje me korrikun dhe gushtin duke i karakterizuar si më të freskët se ata të viteve të mëparëshëm.
“2018 është zemërgjerë do jetë më e freskët. Më e favorizuar, pra me mot të mirë zona bregdetare, ndërsa juglindja do ketë vranësira,” tha për IN News Porja.
Çdo verë në periudha të caktuara jemi prekur dhe nga valët e padurueshme të të nxehtit afrikan. Po për këtë verën e këtij viti kemi lajme të mira.
“Shqipëria do jetë në periferi të valëve të të nxehtit afrikan. Në mënyrë të drejtpërdrejtë nga i nxehti afrikan do të preket Greqia, Turqia dhe Qipro,” sqaron për IN News, Tanja Porja.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041