INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Verfikimi i pronave në bregdet! Ish-kreu i AKKP: Nisma e paligjshme...[VIDEO]

Publikuar më: 14:21 11-04-2018

Task - forca e ngritur përmes vendimit të Këshillit të Ministrave ka nisur kontrollin e titujve të pronësisë në bregdet. Por për ish Kreun e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Elvis Çefa një nismë e tillë është e paligjshme.
“Nuk mund të jetë një vkm më lart se ligji”, thekson Çefa.
Duke qenë një nismë ligjore e cila mund të atakohet në Gjykatën Kushtetuese për Elvis Çefës vetëm sa do ta shtojë problematikën e titujve të pronësisë në vendin tonë.
I njohur me problematikat e pronave ai shton se kontrolli është domosdoshmëri nga institucionet shtetore, por Task - Forca e ngritur me këtë qëllim nuk do t’i japë zgjidhje problemeve.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881