INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Versace mbledh në Paris më të mirët e modës, të huaj dhe shqiptarë

Versace mbledh në Paris më të mirët e modës, të huaj dhe shqiptarë

Publikuar më: 13:29 25-01-2016

Ka vetëm tre gjëra që mund të presësh gjithmonë në një show të Versace: Supermodele, Yje të ekranit dhe fustane super seksi.

Koleksioni i pranverës nga Donatella Versace na dhuroi disa moment mbresëlënëse. Si fillim në rradhën e parë uleshin stilisti Alexander Wang, Rita Ora e veshur me një fustan portokalli dhe si rallë herë më parë, fotografi shqiptar Endrit Mërtiri së bashku me bukuroshen Aurela Hoxha.

Ndërkohë pasarela ishte e mbushur plot me supermodele, përmendim këtu Rosie Huntington-Whiteley, Irina Shayk, Lara Stone, Gigi Hadid, Natasha Poli, Behati Prinsloo etj, të cilat shkëlqenin me fustanet Haute Couture të atelie Versace

Në fund të shfaqjes Dontaella u shpreh se ky koleksion ishte më i sofistikuari dhe më  i ndërlikuari që firma e modës kishte krijuar ndonjëherë. 

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416