Asnjë nuk mund t'i rezistojë kërcimit dhe këndimit në çastin që kënga Work e Rihannas fillon të luhet, madje edhe derrat sjanë imunë nga ky beat infektues. Por kjo performancë na ka lënë me gojë hapur .
Gjatë një interviste për BBC Radio 1 këtë javë, Chris Hemsworth bëri një lexim dramatik të tekstit, duke e transformuar këngën e RiRi-t në nje kryeveper Shekspiriane me zërin e tij të errët e të thellë dhe aftësitë e tij dramatike.
Ok, ndoshta nuk është terësisht serioz. Pasi i tha rreshtat e tij, aktori australian filloi të buzeqeshte. Me shaka tha:"Ky tekst të bën të kujtosh shum ndjenja dhe eksperienca të kaluara, të bën të duash të shkosh në punë. E dëgjuat fëmijë? Gjeni një punë."