Nëse se keni parë “La Casa de Papel”, ju sugjerojmë ta shihni!
“La Casa de Papel” tregon historinë e një burri misterioz që mban nofkën “Profesori” i cili po planifikon vjedhjen më të madhe të kryer deri më sot. Por, për ta bërë këtë i duhet ndihma e 8 personave që janë mjaftueshëm të çmendur sa të jenë të gatshëm për një sfidë të tillë.
Këto personazhe mbajnë emra qyteti, në mënyrë që të ruajnë identitetin e tyre të vërtetë edhe ndaj njëri-tjetrit. Nuk po ju tregojmë më tepër sepse po ua lëmë në dorën tuaj ta shihni, por nëse do e shihni me siguri do ju pëlqejë pjesa kur “Profesori” dhe “Berlini” darkojnë e këndojnë këngën e njohur “Bella Ciao”. Kjo është një këngë e vjetër italiane e kunduar nga partizanët dhe pas “La Casa de Papel” është rikthyer sërish në trend, madje në versione të ndryshme. E një version të bukur e kanë krijuar dhe futbollistët e kombëtares franceze të futbollit.
Gjatë grumbullimit të Francës, futbollistët i uruan mirëseardhjen portierit Benjamin Lecomte dhe siç e do tradita, ai duhet të këndojë një këngë para të gjithëve.
Lecomte kishte zgjedhur pikërisht “Bella Ciao” e bashkë me të filluan të kërcenin e të këndonin të gjithë, përveç Kante, i cili thjesht qesh.